Gazetari Adriatik Kelmendi ka njoftuar se është mirë pas aksidentit që ka pësuar me motoçikletë.
Kelmendi ka shkruar se nuk ka asnjë lëndim dhe se aksidenti ishte krejt i vogël.
“Mirë jam.Asgjë s’ka ndodhë. Aksident krejt i vogël. Nuk kam asnjë lëndim, asnjë gërvishtje.Faleminderit për kujdesin”, ka shkruar ai.
Adriatik Kelmendi është aksidentuar në mëngjesin e sotëm në lagjen Lakrishte.







