Pas mbërritjes në Prishtinë të Loredanës dhe Mozzikut në rrjetet sociale ka reaguar përsëri sonte Getinjo

Getinjo, që është vëllai i Gramoz Aliut që në skenë njihet me emrin Mozzik, ka reaguar përsëri me anë të një postimi në InstaStory.

Getinjo ka shkruar se pavarësisht atyre që mendojnë se ata do të dorëzohen, në fakt asgjë nuk ka ndodhur. Sipas tij, ata nuk do të shkatërrohen.

“Njeri është i fortë, krejt i përballon, fyerjet e njerëzve, paragjykimet e njerëzve, po po, krejt i përballon njeri. Bravo për këtë planprogram, na keni godit fort, ja keni arrit! Por, kurrë s’keni me arrit me na ndal, kurrë s’keni me arrit me na pa të shkatërruar, kurrë!”, ka shkruar Getinjo.

Kujtojmë që edhe gjatë ditës së djeshme, Getinjo kishte reaguar duke thënë se dikush nuk do të arrin kurrë në jetë që të sheh miliona më sy.