Pas kritikave të shumta, Arta Nitaj falenderon Qeverinë për hapjen e fitneseve

Me 21 janar Qeveria miratoi masa të reja ku u ndalua edhe funksionimi i fitneseve.

Kjo gjë nervozoi modelen Arta Nitaj e cila edhe reagoi përmes disa shkrimeve ku kërkonte që ato të hapeshin.

Duke qenë se dje u propozuan, sot Qeveria e Kosovës miratoi masat e reja, dhe kjo ka bërë që Nitaj të reagoj sërish.

Ajo ka publikuar një video ku shfaqet nga palestra, derisa ka falenderuar Qeverinë për lejimin e funksionimit të palestrave.

“Mos e pritni të hënën. Faleminderit Qeveria për hapjen e fitneseve”, shkroi Nitaj.