Pas kritikave të Mustafës, Haradinaj bën një postim i shoqëruar me nënën

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka publikuar pak minuta më parë në Facebook një fotografi me nënën e tij.

Postimi i Haraidnajt ka rastisur të publikohet vetme pak minuta pasi kryetari i LDK-së në facebook ‘qortoi’ partnerët e tij dhe në përgjithësi akterët politik në vend, por që u pa si kundërpërgjigje ndaj disa deklaratave që mbrëmë i dha kreu i AAK’së, Ramush Haradianaj.

Mustafa në reagimin e tij e ka lënë të hapur mundësinë e rikonfigurimit të Qeverisë, duke thënë se nuk duhet që të ndjekin persona të caktuar agjenda personale.

Ka shkruar se proceset me të cilat po ballafaqohet Kosova kërkojnë bashkëpunim dhe besim reciprok të të gjithë akterëve.