këngëtari

Pas kritikave për Adelina Ismailin, Korab Shaqiri ka diçka për të thënë

Korab Shaqiri ka një njoftim me rëndësi, pas kritikave që ia bëri mbrëmë Adelina Ismailit.

Korab Shaqiri përmes një statusi në Instagram, ka uruar fansat për ditë të mbarë.

Këngëtari ka njoftuar se shumë shpejt do të rikthehet me projekte të reja muzikore, por nuk ka preferuar të jap më shumë detaje.

“Miremengjes njerëz të mirë! Ju uroj një javë të mbarë, projektet e reja shumë shpejt!”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, Korab Shaqiri mbrëmë ka qenë temë kryesore në mediet rozë për shkak të një deklarate për Adelina Ismailin, të cilën e thumboi direkt duke shkruar “Avv diva i thu vetes e nuk di këngën tënde ta këndosh live, marre. Mjer kush t’dëgjon ty moj vajzë”.