Dy reperët
Pas konfirmimit të duetit, Getinjo ia publikon këtë video Mozzikut
Ata e kanë bërë të ditur lajmin se së shpejti do e lansojnë këngën e re.
Data 19 tetor shënon publikimin e duetit mes Getinjos dhe Mozzik që titullohet “Para Siempre”, shkruan Ballkani.info.
Por, akoma pa dal kjo këngë, ata kanë nisur punën në këngët e reja.
Ka qenë Getinjo ai i cili ka publikuar një video në Instastory ku shihet bashkë me Mozzik dhe e xhiroi atë derisa ishte në kabinën e studios duke kënduar.
Saktësisht nuk dihet se për çfarë projekte bëhet fjalë por kjo gjë pritet të shihet në vazhdim./Ballkani.info/