Pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja për ish-presidentin Thaçi, reagon Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, pas konfirmimit të aktakuzave për ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gashi, në reagimin e tij ka thënë se Hashim Thaçi ka dëmtuar Kosovën rëndë me insistimin e tij të pashembullt në vitin 2015 që të themelohet Gjykata Speciale.

“Hashim Thaçi dhe shokët e tij që negociuan me Serbinë për 10 vite, kurrë nuk ja përmenden Serbisë krimet e luftës deri në gjenocid, kundër popullatës civile në Kosovës, kurrë nuk i’a përmenden Ministrit të Slobodan Miloshoviqit Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, se gjatë luftës ata vranë mbi 15 qytetarë civil shqiptarë, vranë mbi 1400 fëmijë, dhunun mbi 20 mijë gra, e dëbuan jashtë Kosovës gjysmën e popullatës dhe Kosovën e shndërruan në shkrumb e hi’, thuhet në reagim.

Postimi i plotë: