Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po punon vazhdimisht në terren për zgjedhjet e radhës.
Pas koalicionit me Nismën, partia e Ramush Haradinajt ka nesër një ditë të rëndësishme.
AAK do të zyrtarizojë aderimin e 30 personaliteteve të fushës akademike nga mbarë Kosova.
Ndër ta ka emra të shquar nga fusha të ndryshme në shoqërinë kosovare.
Ballkani.info merr vesh se ceremonia e aderimit do të mbahet në orën 15:00 në selinë e AAK-së. /Ballkani.info/







