Pas kandidimit të Vjosa Osmanit, LDK flet për koalicionin me VV-në

Vjosa Osmani sot ka marrë kandidaturën për kryeministre të Kosovës nga radhët e LDK-së.

Pas zyrtarizimit, Lutfi Haziri, para medieve ka thënë se shprehet i lumtur që Vjosa Osmani është kandidate dhe sipas tij, ajo të jetë fituese.

“Ju garantojmë ne që nga ky moment deri më 6 tetot, do të punojm që të festojm bashkarisht. Do ta rikthejm LDK-në si forca e parë politike në vend”, ka thënë Haziri.

E për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se mbetet të shihet e të diskutohet ditëve në vazhdim.

loading…