Pas ironizimit nga aktivistët e PDK-së, komuna largon ujin tek nënkalimi në Emshir (FOTO)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’ ka bërë të ditur se është larguar uji tek nënkalimi në lagjen e Emshirit.

“Faleminderit krejt ekipeve që punuan pandërprerë për të sanuar pasojat e reshjeve të mëdha”, ka shkruar Ahmeti, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, aktivistët e PDK-së kishin bërë shaka me Kryetarin e Prishtinës, duke bërë ‘rafting’ në këtë vend.

Ata iu kanë falenderuar me ironi Ahmetit për ‘transportin më të ri në Prishtinë’. /Ballkani.info