Ish- komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, sapo ka mbërritur në Prishtinë.

Azem Syla gjatë ditës së djeshme ka përfunduar intervistimin për më shumë se 7 orë nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Sylës, Besnik Berisha, ku ka njoftuar se ai bashkë me ish- komandantin e UÇK-së, para pak minutash kanë mbërritur në qytetin e Prishtinës.

“Ka përfunduar intervistimi dhe është kthyer në Prishtinë”, ka pohuar Berisha.

Kujtojmë që Azem Syla udhëtoi tri ditë më parë për në Hagë , për derisa ishte ftuar për intervistim në tetor të vitit të kaluar