Pas humbjes së rëndë, Big Mama i kthehet punës

Veç këngës Big Mama prej vitesh tashmë argëton publikun edhe si prezantuese dhe autore e emisionit të saj.

Këngëtarja e njohur ditë më parë përjetoi një nga ngjarjet më të trishta në jetën e saj, humbjen e babait.

Pas kësaj humbje padyshim shumë të rëndë për Besjanën, ajo ka mbledhur forcat dhe i është kthyer sërish ekranit.

Përmes rrjeteve sociale Bigi është lajmëruar nga Stambolli ku shihet me dy kolegët e saj të emisionit.

“Rikthehem punës pas disa ditëve më të vështira të jetës sime, engjëlli im mbrojtës çdoherë je në mendjen dhe zemrën time”, ka shkruar Big Mama gjersa ka zbuluar se udhëtimi i radhës për realizimin e emisionit të saj është Afrika.

Ndryshe këngëtarja sapo ka publikuar videoklipin e saj më të ri, përpunimin e këngës “Akoma të du” të Bertan Asllanit ndërsa priten disa projekte të reja muzikore nga Big Mama së shpejti.