Pas Hoxhajt, Hyseni takohet edhe me Limajn

Koordinatori Shtetëror për Dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, pas takimit që ka pasur me ish-ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj, është takuar edhe me liderin e Nismës Socialdemokrate, ku është biseduar rreth takimeve në Bruksel.

Hyseni përmes postimeve në Facebook, ka njoftuar se është takuar me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

Ai ka thënë se takimi me Limajn ishte tejet përmbajtësore dhe inkurajuese, dhe se dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel ishte në fokus të bisedës.

Hyseni ka shtuar se janë pajtuar me Limajn për të gjitha çështjet të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsenzus sa më të gjerë politik dhe social

“Takimi dhe biseda që pata sot me z. Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-ishte tejet përmbajtësore dhe inkurajuese. Natyrisht, dialogu Kosovë Serbi në Bruksel ishte në fokus të bisedës. Njoftova z. Limaj me rrjedhën e takimeve. Kishim pajtim të plotë për nevojën a koordininimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këte, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsenzus sa më të gjerë politik dhe social. Vlerësoj tej mase përkushtimin dhe angazhimin e z. Limaj për unitet sa më të fuqishëm politik në Kosovë!.
S.H.