Viti i ri shkollor është paraparë që niste sot (1 shtator), por një gjë e tillë nuk po ndodhë, pas grevës së BSPK-së,në të cilën hyn edhe SBASHK-u.
Reagime të shumta janë drejtuar lidhur me këtë çështje, e në mesin e tyre edhe aktori i njohur, Fatmir Spahiu.
Ai tha se sot është “një ditë e mrekullueshme për me lujt menq“.
“Shkoni në shkollë, mos shkoni në shkollë. Përveç që na keni lan pa përgjigjje neve prindërve edhe ju përgjithmonë do të mbeteni fytyra tragjikomike dhe me kredibilitet të rrënum përballë fëmijëve tanë. Shtet daba daba”, ka shkruar Bufi në ‘Facebook’.
Postimi i plotë:
“Unë Malit tem i uroj ditën e parë si Gjimnazist në shpi. Paqi shëndetin se këto tjerat luks”, ka përfunduar ai.
Miremengjes miq,
Sot eshte nje dite e mrekullueshme per me lujt menq.
-Shkoni ne shkolle,
Pervec qe na keni lan pa pergjigjje neve prinderve edhe ju pergjithmone do te mbeteni fytyra tragjikomike dhe me kredibilitet te rrenum perballe femijeve tane.
Shtet daba daba.
Une Malit tem i uroj diten e pare si Gjimnazist ne shpi. Paqi shendetin se keto tjerat luks.







