Pas gati dy vitesh, Besa Gashi shfaqet në publik

Ish-Missi Besa prej kohësh nuk është parë në publik.

Nga ngjarja e kobshme e vdekjes tragjike të bashkëshorit të saj të ndjerë, Albert Krasniqi në janar të 2021-ës, Besa është zhdukur në tërësi nga syri i opinionit, duke qenë edhe pa llogari në rrjete sociale.

E një rikthim të saj në opinion, e ka bërë Tuna, një prej mikeshave më të mira të saj.

Të dy shoqet e kahmotshme kanë marrë pjesë mbrëmë në një event në Tiranë.

Besa shfaqet e veshur tërësisht në të zeza por me bukurinë e njëjtë që e ka karakterizuar gjithmonë, që prej ditës kur doli në publik si Miss Kosova, rreth një dekadë e gjysmë më parë.

Ikona e bukurisë, pas ngjarjes tragjike ka mbajtur një profil shumë të ulët, duke iu përkushtuar në tërësi, vajzës, Kjarës. /Prive.al