Pas Fjollës dhe Fisnikut, a u ndanë edhe Arbenita e Fero?

Kohëve të fundit është raportuar po ashtu për një ndarjes mes Feros dhe modeles Arbenita Ismajli.

Aludimet erdhën pasi çifti nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale, saktësisht në Instagram.

Megjithatë, kjo është demantuar nga vet partnerja e tij përmes një video të hedhur në InstaStory.

Videoja në fjalë e paraqet Arbenitën dhe Feron në makinë bashkë duke dëgjuar muzikë.

Kjo ka qenë një mënyrë e çiftit për të përgënjeshtruar thashethemet që pushtuan faqet rozë prej ditësh.

Të njëjtit ndërkaq tanimë janë prindër edhe të një vajzë të vogël të quajtur, Nina.

Ata gjithashtu i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me martesë në fillim të këtij viti.