Pas fjalimit të Marios, Emina në përkrahje të komunitetit shqiptar të LGBTI

Mario Dedivanovic e ka pranuar publikisht se është homoseksual.

Në fjalimin e tij në “American Influencer Awards 2019”, Mario Dedivanovic foli për karrierën si dhe orientimin e tij seksual.

Pas fjalimit të tij, shumë fytyra publike përmes postimeve në rrjete sociale e kanë përkrahur atë.

Modelja Emina Çunmulaj, me anë të një postimi shkroi disa fjalë për Mario Dedivanovic si dhe përkrahi publikisht komunitetin LGBI tek shqiptarët.

“Sot u zgjova si zakonisht, shikoja emailet dhe mesazhet e mia dhe më pas iu drejtova Instagramit dhe e pashë këtë në storien e @makeupbymario.
Zemra ime u shkri, plot dashuri për të dhe për guximin e tij, forcën dhe dashurinë e tij për veten dhe familjen e tij.
Unë jam aq krenare për ty @makeupbymario, Urime për ty,  duke parë që ju keni ndarë me të gjithë botën diçka që është akoma kaq e vështirë për aq shumë në të gjithë botën është një hapje e syve për të gjithë ne që duhet të duam njëri-tjetrin, respekt njëri-tjetrin dhe jetoni dhe përqafoni dashuritë e njëri-tjetrit. Unë qava si një fëmijë duke shikuar fjalimin tuaj të pranimit për çmimin |American Influencer Award”.
Unë qëndroj pranë jush dhe me ju dhe me të gjithë vëllezërit dhe motrat tona në komunitetin tonë shqiptar LGBTQ që kanë nevojë për mbështetjen tonë”, ka shkruar ajo.