Pas fjalëve të Arta Memedi për Taynën, reagon edhe Fifi

Reperja Tayna sot ka lansuar këngën e re ‘Pow Pow’.

Pas këtij projekti muzikor ka reaguar Arta Memedi e cila këngën e mori si ‘diss’, shkruan Ballkani.info.

Ajo në Instastory ndër tjera i tha Taynës t’ia përmend emrin asaj kur i bën ‘dissa’.

Po ashtu, Arta dha një version se si ka arritur Tayna duke thënë se këtë sukses e ka falë “ligjit të bananës”.

Këto fjalë të Artës i ka përkrahur edhe Fifi.

Në Instastory Fifi ka hedhur një fotografi ku la një shkrim duke treguar se pajtohet me fjalët e këngëtares Memedi.

Kujtojmë Fifi dikur reagoi ashpër ndaj Taynës duke i thënë publikisht që të mos thotë që ajo është më e mira.

Po ashtu Fifi ka reaguar edhe për një koment që mori duke dhënë shpjegimet e saj./Ballkani.info/