Pas fitores, Lajçak i shkon Vuçiqit në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të takohet me Mirosllav Lajçak, emisarin e BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd.

Pasditen e së hënës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të pres në takim përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç shkruan “Tanjug”, transmeton lajmi.net, ky takim do të fillojë në ora 18:00 dhe temë kryesore është rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi si dhe çështjet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, pak këtij takimi, Vuçiq dhe Lajçak do të dalin në një konferencë për medie para gazetarëve.