Pas finalizimit të klipit, Bebe Rexha zbulon se kur publikohet bashkëpunimi me David Guetta

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundi ka zbuluar se kur publikohet bashkëpunimi me David Guetta.

Bebe, ka zbuluar se tashmë xhirimet e klipit kanë përfunduar, transmeton lajmi.net.

Këtë e bëri të ditur ajo përmes një video të publikuar në rrjetin social ‘Instagram’.

Bashkëpunimi me David Guettan, do të publikohet të premten tjetër (16 shtator).

Paraprakisht, bashkëpunimi i tyre, u bë viral në ‘TikTok’.