I Dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach do të vizitojë sot Kosovën.
Pas të Dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabiel Escobar, dhe emisarit të Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajpçak, sot të Kosovë do të vijë edhe emisari Sir Stuart Peach.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Presidencës nëpërmjet një komunikate për medie.
“Në orën 14:00, Presidentja Osmani pret në takim të Dërguarin e Posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach”, thuhet në komunikatë.







