Pas eliminimit nga Championsi, kjo bukuroshe ka ‘trullosur’ Agueron

Martina Alejandra Stoessel Muzlera, e njohur shkurt me emrin “Tini”, është një aktore, modele, balerinë e këngëtare shumë e njohur me origjinë nga Argjentina, e cila thuhet se i ka marrë mendjen sulmuesit të Manchester City-t, Sergio Aguero.

Mediet britanike shkruajnë për një “flirt” mes dy personazheve të njohur, por që mbetet për t’u verifikuar. Kun Aguero, nëse lajmi është i vërtetë, ka se ku të ngushëllohet pas eliminimit nga Championsi.