ShBA

Pas dy vjetëve, drerit i hiqet goma e rëndë nga qafa

Një dreri, i cili ishte endur pyjeve të Kolorados në ShBA për dy vjet me një gomë të madhe rreth qafe, më në fund i është hequr objekti i rëndë.

Sipas zyrtarëve të parqeve dhe botës së egër në Kolorado, kjo ishte përpjekja e katërt për ta ndihmuar drerin që peshon rreth 270 kilogramë, shkruan Independent.

Zyrtarët thanë se ishin të detyruar që ta qetësojnë drerin me anestezi dhe t’ia prisnin kafshës një pjesë të brirëve të degëzuar, sepse nuk arritën që ta këpusnin pjesën e metaltë të gomës për automjete.

Zyrtarët vlerësuan se goma peshonte rreth 16 kilogramë, por dreri befasisht nuk kishte pësuar ndonjë lëndim të rëndë. “Isha goxha i habitur se sa mirë dukej”, tha një zyrtar i parqeve.

Dreri me gomë rreth qafës fillimisht ishte raportuar në vitin 2019 në pyjet “Mount Evans” gjatë një studimi të numrit të deleve dhe dhive të malit.