Ishin ndër çiftet më të dashura për publikun.

Pas disa mosmarrëveshjeve Majk dhe Majlinda i dhanë fund lidhjes së tyre, po që mbeten nën kontakt gjithmonë, për shkak të djalit të tyre Roanit.

Për djalin përkujdeset vet Majlinda por që rrallëherë shihet edhe nën shoqërinë e babait i cili ndan imazhe e video të ndryshme me të birin.

Sigurisht që të jesh prind është bekimi më i madh në jetë, e këtë kënaqësi janë duke përjetuar edhe Majku e Majlinda.

Mbrëmë reperi lansoj një këngë të titulluar : “sytë mu kanë qorru më tpa” e cila po dëgjohet e po pëlqehët shumë nga fansat e tij.

Edhe Majlinda duket se është një “fanse” e tij, ku ky i fundit ndau një video në Instagram në të cilën janë ajo bashkë me djalin duke e shijuar muzikën e tij më të re.

Ajo çka mori vëmendje ishte mbishkrimi i videos më të cilin kishte shkruar : “Syte mu kane qorru met pa , my favorite video” duke e etiketuar Majlindën dhe Roanin.

Kjo, mbase vlen për ndonjë ribashkim mes çiftit?!