Nju Jorku e ka bërë për vete Ronela Hajatin.
Ronela Hajati javët e fundit ka qëndruar në Amerikë, ku po e shijon në maksimum vizitën në atë vend.
Këngëtarja ka postuar një imazh së fundi, në të cilin u shfaq e veshur në të zeza, teksa tregon format trupore.
“E dua këtë qytet!”, ka shkruar ajo sipër imazhit, në të cilin pranoi shumë pëlqime e komente nga ndjekësit.
Kujtojmë se kënga e fundit nga Ronela Hajati është “MVP”, e cila po pritet mirë nga publiku.

loading…







