Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është nisur nga qeveria për në kuvend, ku pritet brenda pak minutash të vazhdojë seanca e kuvendit.
Seanca e kuvendit u ndërpre për shkak të dhunës fizike që ndodhi gjatë kohës sa po fliste Kurti në foltore, pasi në drejtim të tij u hodh ujë nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.
Pasi Lushtaku hodhi ujë në drejtim të tij e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ky i fundit e gjuajti atë me shishe, e më pas kërcitën shuplakat mes deputetëve të VV-së e PDK-së.








