Pas dështimit kolosal në zgjedhje, Shpend Ahmeti (më në fund) i kthehet Prishtinës

150 është numri i hyrjeve të banesave kolektive, në të cilat me sukses u implementua projekti dhe investimet në mirëmbajtjen dhe administrimin e tyre.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sot vizitoi punët e renovimit të këtyre hyrjeve nga ana e Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë (NPB).

Me implementimin e këtij projekti, administrimi i hyrjeve nga NPB është më i sigurtë dhe ka më shumë rregull e pastërti.

“Prandaj, ftojmë të gjithë banorët e objekteve të vjetra shumë-banesore në Kryeqytet, që të bëhen pjesë e projektit për renovim dhe mirëmbajtje duke drejtuar kërkesën e tyre në Ndërmarrjen Publike Banesore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Pas humbjes në zgjedhjet e 6 tetorit, duket se Shpend Ahmeti, ashtu siç ka premtuar, do t’i kthehet më seriozisht punës për të cilën është votuar nga qytetarët e Prishtinës. /Ballkani.info/

loading…