Pas deklaratës së Donaldit se po tenton ta rikthejë Borën, reagon ashpër Beatrix

Donald Veshaj dje ka habitur të gjithë me deklaratën që bëri përmes një postimi në Instastory.

Pas përfundimit të Big Brother Vip, ai foli për herë të parë në lidhje me ndjenjat e tij për Borën dhe historinë me Trixën.

“E ndërkohë që kamerat janë fikur,uroj të kuptoni e respektoni që tanimë kjo është jeta ime reale e si të tillë dua ta trajtoj. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që bora të shkrihet”, ishte një pjesë e deklaratës së Donaldit ku me këtë vulosi mbylljen e historisë me Trixën, ndërsa për Borën u shpreh se po mundohet ta rifitojë.8

Pas kësaj deklarate që bëri bujë në rrjetet sociale, ka reaguar Trixa me anë të një statusi në profilin zyrtar në “Twiter”.

“Më mirë të them të vërtetën dhe të më urrejnë sesa të më pëlqejnë për diçka që nuk jam”, shkroi Trixa.

Këngëtarja është drejt finalizimit të projektit “Ma shumë se ti”, ku aludohet se është një dedikim për aktorin Veshaj.