Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim të përbashkët ambasadorët e shteteve të QUINT-it, përkatësisht SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe atë të OSBE-së.
Sipas njoftimit, Konjufca dhe ambasadorët diskutuan për agjendën legjislative të Kuvendit për vitin që po lëmë pas.
Kjo vizitë e QUINT-it tek Konjufca vjen menjëherë pas kthimit të kreut të Kuvendi të Kosovës nga SHBA-ja dhe pas intervistës që dha Konjufca nga atje, e ku dha deklarime të forta për Asociacionin.
Konjufca madje kishte thënë se ka qenë gabim që BE-ja ka propozuar DRAFT për Asociacionin, duke thënë se ka qenë rendi që Kosova ta propozojë Draftin
Komunikata e plotë:
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Ilir Kërçeli, priti sot në takim të përbashkët ambasadorët e shteteve të QUINT-it, përkatësisht SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe atë të OSBE-së.
Në takim kryetari Konjufca dhe ambasadorët diskutuan për agjendën legjislative të Kuvendit për vitin që po lëmë pas.











