Austria

Pas Danimarkës, edhe Austria do që të dënuarit e saj ta mbajnë burgun në Kosovë

Qeveria e Austrisë dëshiron të vazhdojë me planet që mundësojnë transferimin e kriminelëve të dënuar nga vendet e treta për të vuajtur dënimin e tyre në Kosovë.

Këtë e ka diskutuar Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner, në takimin që ka pasur me Ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard.

Në takimin bilateral, Karner ka pyetur rreth planeve dhe opsioneve të Danimarkës.

“Objektet e paraburgimit si ato që Danimarka po planifikon në Kosovë janë gjithashtu pjesë e planit të kancelarit Karl Nehammer për Austrinë”, ka thënë Karner.