Pas daljes nga Big Brother VIP, Meridiani thumbon familjen e Beatrix Ramosajt

Meridian Ramçaj, banori i Big Brother Vip i cili la shtëpinë ditën e premte duket se ende nuk ja ka falur Donald Veshajt faktin se e nxorri në nominim.

Ai disa herë e ka etiketuar Donaldin si “Donaldi i Borës” referuar marrëdhënies së tij më moderatoren Bora Zemani. Këto komente janë bërë madje dhe brenda shtëpisë ku edhe është penalizuar por duket se “kunjat” janë ashpërsuar edhe më tepër nga jashtë.

Ditën e djeshme Donaldi mori tre parashuta surprizë brenda shtëpisë dhe të gjitha kishin të bënin me ndjenjat e tij për Borën dhe lidhjen që ka patur me të, të lidhura këto më ditëlindjen e saj në 9 janar. Gjatë një bisede me Beatrixën ai i tregoi asaj se ishte ditëlindja e Borës dhe ajo u treguar mjaft mirëkuptuese. Kjo sjellje nga ana e këngëtare u komentua nga vëllai i saj Alban Ramosaj dhe mamaja e saj Antigona, të cilët e përgëzuan me postime në rrjetet sociale. Meridiani mesa duket nuk mendon njësoj teksa ka thumbuar familjarët e Beatrix, që i dolën në mbështetje pas surprizave me parashuta.

“Po juve jua justifikojnë tradhtinë njerëzit e nuses, se na habitën?“, shkruan ai.

Komentet e Meridianit nuk janë më një gjë e re. Ai u eliminua të premten nga “Big Brother VIP”. Kur erdhi në studio pas eliminimit, ai u përball me opinionisten Balina Bodinaku, e cila i tha se ka luajtur me rregulla që nuk i pranon loja. Meridiani tha se është i drejtpërdrejtë, ndërsa ajo e ndryshon mendimin shpesh. Ai gjithashtu përmendi faktin se Tirana është e vogël dhe se nuk bëhet dot lëpirës e shoku i saj. Me pak fjalë, Meridiani nënkuptoi se Balina është ‘e shitur’ dhe mban anë, pasi ajo ka miq disa persona aty brenda, duke nënkuptuar mbase Donaldin.