Pas daljes nga BBV, ky është postimi i parë i Arjolës në instagram

Arjola Demiri ka bërë postimin e parë.

Një nga banoret e BBV e cila u eliminua në gjysmë finalen e formatit ka bërë postimin e parë në instagram pas daljes nga Big Brother Vip.

Arjola Demiri ka falenderuar gjithë ata që i kanë dhënë mbështetje gjatë këtij rrugëtimi larg tre fëmijëve të saj.

“Çelësi i suksesit është sinqeriteti. JU DUA 🙏🏼FALEMINDERIT PER SUPORTIN DHE FJALET E SHPIRTIT🤍…..”, shkruan Arjola në imazhin që ka postuar.

Ndryshe, para disa ditësh Arjola ka marrë si dhuratë një apartament në Tiranë nga Vëllai i Madh.

Rikujtojmë se, Arjola ka treguar shpesh herë se arsyeja e hyrjes së saj në shtëpinë e famshme ka qenë që të fitoi paratë për t’iu ndërtuar një shtëpi fëmijëve të saj./Lajmi.net/