Spanjë

Pas ceremonisë në Spanjë, Bebe Rexha dhe Dua Lipa e ‘ndezën’ me valle

Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV EMA”.

Dua Lipa dhe Bebe Rexha ishin dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, që ishin të pranishme në këtë ceremoni, shkruan lajmi.net.

Padyshim që edhe kësaj radhe dy artistet tona morën vëmendjen e medieve botërore, Dua Lipa për paraqitjen dhe çmimin “Best Pop”, ndërsa Bebe Rexha për performancën madhështore që dhuroi në skenën e “MTV EMA”.

Pas përfundimit të ceremonisë, dy shqiptaret festuan bashkë deri në orët e vona, bashkë me familjarët e Duas.

Në një video që Bebe ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, shihet duke vallëzuar valle bashkë me Duan.

“Pjesa më e mirë e natës së kaluar ishte të bëja miq të rinj dhe vallëzoja vallen në dhomën time të hotelit cc: @dualipa  [ë] ”, ka shkruar Bebe.