Ish-ambasadori i deritashëm i Kosovës në Bullgari, Shpend Kallaba, është emëruar Ambasador i Kosovës në Hungari.
Kallaba rezulton së është emëruar ambasador në të njëjtën ditë me ish-deputetin e PDK-së, Hajdin Abazin, i cili u emërua Ambasador në Australi.
Në dekretin e siguruar nga Ballkani.info shihet datë e nënshkrimit të tij më 07.11.2018.
Sikurse Abazi, edhe Kallaba është i emëruar politik.
Kallaba ka qenë ish-këshilltar i Behgjet Pacollit dhe ish-kandidat i AKR-së për deputet. /Ballkani.info/








