Ish-kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, është “në fakt një kriminel lufte”. Ai theksoi se Mbretëria e Bashkua duhet ta bëjë punën ekonomikisht, ashtu si forcat e armatosura ukrainase po bëjnë atë ushtarakisht”.
Cameron u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, Britanisë, vendeve evropiane dhe të tjerëve që të mos marrin pjesë në samitin e ardhshëm të G20 në nëntor në Indonezi, nëse Putini është i ftuar dhe mund të marë pjesë.
“Është e paimagjinueshme që, ju e dini, një president amerikan të duhet të ulet pranë dikujt që është në fakt një kriminel lufte, i cili po bombardon dhe po bombardon pa dallim civilët në shtëpitë, shkollatdhe spitalet e tyre”, tha ai në CNN.
Cameron tha se Mbretëria e Bashkuar duhet të bëjë “çdo gjë tjetër që mundet” për të ndihmuar Ukrainën përveç veprimeve ushtarake, duke përfshirë rritjen e presionit ndaj Rusisë me sanksione, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
“Ne gjithashtu duhet të pranojmë se derisa nuk mund të vendosim trupat tona dhe ndërkohë që nuk mund të vendosim një zonë ndalim-fluturimi nga frika e zgjerimit të këtij konflikti, ne duhet të bëjmë gjithçka tjetër që mundemi”, ka thënë Cameron.
Këto deklarata të Cameron vijnë thuajse dy javë pas asaj të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili po ashtu e quajti Putinin “kriminel lufte”.







