Pas Balotellit, Brescia tenton të rikthejë një tjetër yll italian në Serie A

Drejtuesit e Brescias, e rikthyer pas disa viteve në Serie A, i kanë idetë e qarta sa i përket ndërtimit të skuadrës për sezonin e ri.

Përveç Mario Balotellit në sulm, një transferim “luksi” për një klub të sapo ngjitur në kategorinë më të lartë të futbollit italian, drejtuesit mendojnë të afrojnë një tjetër emër cilësor, këtë herë në mesfushë.

“Dallandyshet” mendojnë për ish-lojtarin e Juventusit, Claudio Marchisio. 33-vjeçari aktualisht është pa ekip, pasi pak kohë më parë zgjidhi kontratën me rusët e Zenit. Drejtuesit e Brescias do të kërkojnë të bindin ish-mesfushorin e kombëtares italiane të pranojë ofertën e tyre.

loading…