Ministria e Infrastrukturës ka reaguar pas arrestimit të pesë zyrtarëve të kësaj ministrie, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Në deklaratën e MI-së thuhet se Ministri Pal Lekaj ka vendoshmëri për transparencë të plotë në çdo proces, veçanërisht pajisjen me patentë shofer.
“Ministri Lekaj, në çdo paraqitje publike, u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve relevante që të mbikëqyrin segmentin e patentë shoferëve, si njërin nga dikasteret më të rëndësishëm për sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në deklaratë.
Ministria e Infrastrukturës u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të trajtojnë rastin në fjalë deri në fund, sepse askush nuk është mbi ligjin.







