Pas arrestimit të dhunshëm, vjen reagimi i Dardan Molliqajt

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas arrestimit që iu bë sot nga policia.

Molliqaj shkruan në profilin e tij në Facebook se PSD ka denoncuar standardin e dyfishtë mbi respektimin e masave për pandeminë.

“Kemi hasur në një reagim brutal dhe krejt të pakuptimtë. Për një parrullë të shkruar, pati arrestime të dhunshme e procedime penale”, shkruan ai.

Reagimi i tij i plotë:

Përmes aksionit të sotëm e denoncuam standardin e dyfishte mbi respektimin e masave për pandeminë. Iu drejtuam Policisë së Kosovës me parrullën: “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.

Kemi hasur në një reagim brutal dhe krejt të pakuptimtë. Për një parrullë të shkruar, pati arrestime të dhunshme e procedime penale.

Për neve vazhdon të mbetet shqetësuese censura e përbrendësuar e Policisë rreth respektimit të rregullave. Edhe një herë, nuk kërkojmë të mos mbahen tubimet, veç zbatim të njëjtë për secilin.

Në anën tjetër, parrullës e aksionit s’ka pse i frikësohet kush. Ato janë kushti dhe mundësia për demokracinë.