Pas arrestimeve, një ambulancë arrin në objektin e Ministrisë së Bujqësisë

Një ambulancë ka arritur para pak çastesh në objektin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër Ministrisë së Bujqësisë.

Ekipet mjekësore janë parë duke hyrë brenda objektit të ministrisë, por nuk dihet nëse dikush ka mbetur i lënduar gjatë një aksioni qa ka zhvilluar Njësisë Speciale dhe ajo e Krimeve Ekonomike ku edhe janë arrestuar disa zyrtarë, apo ndokush ka ndonjë problem shëndetësor.

Kujtojmë se kreu i këtij institucioni, Agim Nuha është në mesin e të arrestuarve.

Aksioni i Njësisë Speciale është zhvilluar edhe në disa komuna tjera të Kosovës.