SHBA

Pas armatimit dhe automjeteve ushtarake, Amerika i dhuron Kosovës edhe miliona dollarë

Kosova ka marrë edhe një lajm të madh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas përkrahjes dhe furnizimit ushtarak për Kosovën – Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka vendosur t’i jap Kosovës marrëveshje kompakt ku Kosova do të përfitojë miliona dollarë për investime strategjike infrastrukturore, raporton Ballkani.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në Facebook ka falemderuar SHBA-të

“Viti 2018 po na kurorëzohet me ngjyrat e shenjta të flamurit amerikan dhe aleancës se bekuar të Kosovës me ShBA. Urime”, ka shkruar ndër tjerash kryeministri, Haradinaj.

Postimi i plotë

Sapo me telefonoi Drejtori Ekzekutiv i agjencionit federal amerikan – Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Jonathan Nash, për të më kumtuar lajmin e jashtëzakonshëm se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, që kryesohet nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka vendosur t’i jap Kosovës Marrëveshjen Kompakt. Kosova kështu është kualifikuar të marr me dhjetëra milionë dollarë shtesë për investime strategjike infrastrukturore, sidomos në sektorin e energjisë.

Ky grant është mbi grantin tashmë të nënshkruar prej 49 milionë dollarësh të Marrëveshjes së mëhershme të Pragut. E falënderova z. Nash për këtë lajm madhor dhe dërgova përmes tij mirënjohjen dhe urimet më të mira për Sekretarin e Shtetit Pompeo, anëtarët tjerë të Bordit, dhe posaçërisht miqtë në Kongres, përfshi Eliot Engel, që kanë ndihmuar këto vite në komunikim me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Viti 2018 po na kurorëzohet me ngjyrat e shenjta të flamurit amerikan dhe aleancës se bekuar të Kosovës me ShBA. Urime!

RH