Pas ankesave të konsumatorëve, mbyllet një furrë në Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë ka ndërmarrë një aksion të kontrollit në disa furra në qytet, pas ankesave të konsumatorëve, të cilat kishin të bëjnë kryesisht me peshën e bukës, duke qartësuar se me këtë rast është mbyllur një furrë.

“Duke marrë parasysh situatën e krijuar me ngritje të çmimeve si dhe pas ankesave të konsumatorëve që kryesisht kanë të bëjnë me peshën e bukës, Drejtoria për Inspektime, përkatësisht Inspektorati i Tregut, ka bërë inspektimin e operatorëve ekonomik – furrave. Pas kontrollit që është kryer është mbyllur një furrë, deri në një vendim tjetër, ndërkaq nuk janë evidentuar shkelje tjera”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.