Pas aksionit të PSD-së reagon ashpër Maloku i VV-së: Ju dështuat dhe do të dështoni

Partia Socialdemokrate (PSD) sot ka mbajtur një aksion simbolik kundër Albin Kurtit. Ata i kanë kërkuar Kurtit që ta shoh vetën në pasqyrë pasi sot përkujtohet 13 vjetori i vrasjes së dy aktivistëve të VV-së në protestat e 10 shkurtit të vitit 2007.

Në lidhje me këtë ka reaguar ashpër Profesori, Flamur Maloku i cili është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai i ka kërkuar PSD-së që ta shohin vetën e tyre në pasqyrë pasi që tentuan ta shkatërronin LV-në për përfitime komerciale.

“Turpi juaj s’paska pasur kufij. Ende flisni për aktivistët e devotshëm ku ju me duart tuaj tentuat ta shkatërroni LV-në, idealin që aktivistët e donin edhe ta fuqizonin kombin, por ju dështuat dhe do të dështoni sepse të dështuara janë manipulimet tuaja dhe smirat”, ka shkruar ndër tjerash Maloku.

Postimi i plotë:

Në pasqyrë shikojeni vetveten që dikur besonit në kauzë kombëtare, në drejtësi e zhvillim e u transformuat në lakmitarë. Nga ideja për reforma kaluat në ide për përfitime komerciale. Ju nuk patët ide, por kishit interesa të ulëta financiare. E tash? Kritikoni Albin Kurtin sepse plani i Kurtit kundërshton gjithë profiterët sikur ju, plani i Kurtit kthen shprësen për të cilën më 10 shkurt u vranë dy aktivistë tanë. Turpi juaj s’paska pasur kufij. Ende flisni për aktivistët e devotshëm ku ju me duart tuaj tentuat ta shkatërroni LV-në, idealin që aktivistët e donin edhe ta fuqizonin kombin, por ju dështuat dhe do të dështoni sepse të dështuara janë manipulimet tuaja dhe smirat!