Alban Skenderaj kohë më parë pati marrë një lajm të keq.

Vëllai i tij kishte pësuar aksident, duke qenë në rrezik për jetën por fatmirësisht sot është shumë mirë, shkruan Ballkani.info.

Këngëtari në Instagram ka hedhur një video përmes të cilës tregoi se çfarë talenti ka vëllai i tij.

“Ky eshte Arber Skenderaj, vellai im. Jeton prej shume vitesh ne Itali dhe per pak mbush 42 vjec. Dhe ai si une qe ne femijeri qe e ka patur pasion muziken edhe pse prej vitesh ka nje tjeter profesion. E kemi nisur bashke dhe nuk ishte aspak me pak i talentuar se une…” janë ndër tjera fjalët e Albanit.

Kujtojmë që këngëtari dje ka lansuar këngën e re “Nëntor, 26” të cilën e fshiu, pastaj e publikoi përsëri./Ballkani.info/

View this post on Instagram

Ky eshte Arber Skenderaj, vellai im. Jeton prej shume vitesh ne Itali dhe per pak mbush 42 vjec. Dhe ai si une qe ne femijeri qe e ka patur pasion muziken edhe pse prej vitesh ka nje tjeter profesion. E kemi nisur bashke dhe nuk ishte aspak me pak i talentuar se une. Rrethanat jo te lehta ben qe ai te mos vazhdonte dhe pse une me familjen me vite i’a kemi kerkuar. Me ne fund vendosi te realizonte dhe te publikonte nje kenge vetem per pasion. Edhe pse per here te pare dhe pa asnje eksperience ka bere gjithcka vete! Me forcat e tija! As edhe nje suport nga une! Tekstin, kendimin, produksion madje edhe videon modeste e ka realizuar vete pa me treguar asnje gje. Se ai keshtu ka qene gjithmone, altruist dhe punetor ndaj gjithcka ka dashur ta arrije vete. Une jam shume krenar per te qe gjeti kurajon te provonte veten por mbi te gjitha qe arriti te nxirrte nje dedikim te dhimbshem nga shpirti force qe une ende nuk e gjej tek vetja. Te dua fort vella dhe uroj qe muzika te jete mikja jote per gjithe jeten. #Brilla #ArberSkenderaj

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on