Pas aksidentit ndodhet në gjendje të rëndë, Valon Qela ka nevojë për ndihmën tuaj

Valon Qela është aksidentuar më 29 dhjetor të vitit që e lam pas, në aksin rrugor Ferizaj-Prishtinë. Ai ka pësuar lëndime të mëdha trupore dhe vazhdon të jetë pa vetëdije. Valoni është 29-vjeç dhe është baba i një fëmije.

Familja po apelon për ndihmë financiare, pasi shpenzimet për trajtimin e gjendjes së tij shëndetësore janë të mëdha.