Pas Ahmetit, Isa Mustafa takon edhe Fatmir Limajn

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa pritet ta takoj gjatë ditës edhe liderin e NISMA Fatmir Limaj.Këtë e kanë thënë burime të Gazeta Blic.

“ Limaj do të ketë një takim me kryetarin e LDK-së ku do të diskutohet për shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e parakohshme”.

Sipas këtij burimi takimi ndërmjet Isa Mustafës e Fatmir Limajt do të mbahet në orën 12 por që vendi ende nuk dihet.

Nuk dihet nëse do të ketë marrëveshje parazgjedhore ndërmjet këtyre dy subjekteve politike, meqë të dy kryetarët kanë thënë disa herë publikisht se janë të interesuara të shkojnë të vetme në zgjedhjet që pritet të mbahen në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.

Isa Mustafa kryetar i LDK-së në takimin që ka pasur sot me kryetarin e PSD-së Shpend Ahemti i ka thënë këtij të fundit se LDK është e interesuar të shkoj e vetme në zgjedhje.

loading…