Pas aderimit të Haxhi Shalës në AAK, nisin largimet nga Nisma Socialdemokrate

Deputeti i deritashmë i Nismës Social Demokrate, Haxhi Shala, sot i është bashkuar AAK-së së Ramush Haradinajt.

Pas largimit të Shalës në drejtim të AAK-së, kanë filluar edhe aktivistë të Nismës ta braktisin këtë parti dhe të shkojnë pas Shalës në AAK.

Njëri prej tyre është Lekë Shabani, i cili ka dhënë dorëheqje nga kryetari i nëndegës së Dardanisë, dega e Prishtinës.

Postimi i plotë:

Prill 2014, i’u rreshtova Nisma Socialdemokrate duke qene i ftuar nga miku i familjes sime, z.Haxhi Shala, sebashku kaluam ne procese te ndryshme politike, duke themeluar dege e nendege ne çdo qytet e fshat te Kosoves, duke afruar miq e dashamir rreth projektit ne te cilin besuam, besuam se eshte i duhuri dhe do te ndertojme nje ambient meritokrat mbi baza ligjore e njerzore.

Sot, pas shume e shume sfidash e paknaqesish, pas zerit tone kritik te shtypur, jemi te detyruar te bashkohemi me nje grup tjeter politik, grup i cili na vlereson per bindjet qe kemi dhe na beson ne pergjegjesi te reja.

Andaj per hire te korrektesise jap doreheqje nga pozita e Kryetarit te nendeges se Dardanise dega Prishtine, Sekretarit te Rinise dega Prishtine, duke vazhduar rrugetimin politik perkrah deputetit Haxhi Shala.