Pas “a e man mend”, Dafina i rikthehet…
Ka lansuar këngën e re javë më parë.
Por, nëse mendoni që Dafina Zeqiri do pushojë nga projektet e reja, jeni gabim!
Ajo është rikthyer në studio muzikore për ta realizuar këngën e re, shkruan Syri Kosova.
Në Instagram këngëtarja ka hedhur një fotografi ku shihet bashkë me Florent Boshnajkun, producentin e suksesshëm shqiptar, por, nuk zbuloi asnjë detaj rreth këtij projekti.
Se çka do sjell ajo, presim të shohim!