Pas 3 vitesh në muzikë, Azet shokon fansat me lajmin e fundit

Reperi i njohur kosovar, Azet ka marrë së fundmi një vendim që padyshim i ka mërzitur të gjithë fansat e tij. Ai ka vendosur ta ndërpresë për një periudhë rrugëtimin e tij të gjatë në muzikë.

Lajmin e ka bërë të ditur ndërmjet një postimi të bërë në Instagram. Reperi i ka lajmëruar fansat se ka vendosur të bëjë një pushim si nga muzika ashtu dhe nga rrjetet sociale, për t’iu përkushtuar më shumë familjes së tij.

“15 vjet më parë, e takova Nash për herë të parë dhe filluam të krijonim muzikë së bashku, në bodrumin e tij për shkak të krizave. Në një moment erdhën vëllezërit e mi Zuna dhe Miami dhe që nga atëherë në jetuam për muzikën. Unë jam tepër krenar për vëllezërit e mi për çfarë kanë bërë për mua deri tani. Miami, Zuna dhe Nash, një bandë, një familje. Vendosëm të sjellim diçka. Kjo është arsyeja pse unë do të lëshoj një EP sonte, që do të jetë në dispozicion në të gjitha platformat por edhe falas për ju. Në dhjetor, në rrjetet sociale do të pushoj pak. Do të bëj pak pushim. Do të kthehem me patjetër por nuk e di akoma kur. Vitet e fundit kanë ndodhur shumë gjëra në familjen time, për të cilën tani duhet të kujdesem. Jo si një Azet por si një Granit. Qoftë në Instagram apo
turne, ju jeni gjithmonë në fillim dhe ne ju jemi mirënjohës për këtë,”-ka shkruar Azeti.

loading…