Pas 24 orësh aktivitet, Uran Ismaili propozon ekip të ndërrimit të dytë të punës në komunë

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili sot në mëngjes në ora 8:00 e ka përmbyllë ciklin e tij të pandërprerë 24 orësh në kryeqytet, në kuadër të aktivitetit të tij të fushatës të quajtur “24 orë Kryetar”.

Për 24 orë rresht, Uran Ismaili nuk i ka ndalur vizitat e tij me ekipe të shërbimeve të ndryshme të cilat punojnë pandërprerë, që qyteti të funksionojë për të gjithë qytetarët e saj, të nesërmen, kur ata e fillojnë ditën e tyre.

Në serinë e vizitave përgjatë 24 orëve, Ismaili ka vizituar shërbimet të ndryshme të qytetit, përfshirë shoqatat relevante, qendrën emergjente, zjarrfikësit, stacionin policor, barnatoret, tregun e qytetit, shoqatën e taksive e shumë pjesëmarrës tjerë të rëndësishëm në këtë zinxhirë, të cilave iu ka ofruar mbështetjen e tij të plotë dhe zotimin për vëmendje e kujdes të shtuar ndaj tyre, përfshirë përmirësimin e kushteve e mjeteve të nevojshme për punë.

“Ne të gjithë kalojmë një pjesë të mirë të ditës nëpër rrugët e lagjet e Prishtinës. Mirëpo, dje vendosa që Prishtinën ta përjetoj për 24 orë pandërprerë. Ishte përvojë sfiduese dhe e lodhshme, por edhe kënaqësi të cilën e përjetova në çdo minut. Prishtina është një qytet, plotësimi i nevojave të të cilit kërkon angazhim të vazhdueshëm të Komunës: 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës” ka thënë Ismaili.

“Në 24 orët e fundit bëra një test për planin tim të radhës: të bëhem edhe Kryetar i ndërrimit të pasdites e mbrëmjes dhe të jem në krye të detyrës bashkë me shërbyesit e pandalshëm civilë: policët, zjarrfikësit, taksistët, profesionistët shëndetësorë… për 24 orë” ka përfunduar Uran Ismaili, kandidat për Kryetar të Prishtinës.

“Do të ndërtoj një ekip që punon në ndërrimin e dytë në komunë.