Pas 23 vitesh martesë, aktori shqiptar i kërkon divorcin bashkëshortes

Aktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Jim Belushi ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshortja pas më shumë se 23 vitesh martesë.

Sipas “TMZ”, Jim ka paraqitur dokumentet e divorcit në Gjykatën Superiore të Los Angeles-it të premten. Ai u martua me Jennifer Sloan në vitin 1998.

Dyshja janë prindër të dy fëmijëve, Jamison 22-vjeçe dhe Jared, 19-vjeç.

 Kjo nuk është hera e parë që ata paraqiten për divorc.

Në vitin 2018 Jennifer regjistroi dokumentet ligjore për t’i dhënë fund martesës së saj.

Megjithatë, çifti u bashkuan më shumë se një vit më vonë.

Image